Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Së fundi në Kuvendin e Serbisë, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës,Deputeti Shaip Kamberi, mbajti një fjalim për retorikën politike për deputetët dhe të gjithë opinionin publik serb dhe europian,ku bëri jehon në gjitha mediat vendore,rajonale dhe ndërkombtare, së fundmi ai ka dhën një intervist për “Courrier des Balkans” Kjo është intervista e deputeti Kamberi për të perditshmem “Courrier des Balkans” Kamberi: Fjalimi im nuk tha asgjë që nuk ishte thënë edhe më parë. Por e kam thënë në një moment politik ku e vërteta ka humbur çdo realitet. E kam lexuar fjalimin tim në një parlament që simbolizon fundin e demokracisë. Prandaj ishte i papritur. Fjalimi im befasoi, sepse në Serbi, parlamenti dhe qeveria nuk perceptohen tashmë si institucione demokratike, por si instrumente në shërbim të një njeriut : Presidenti Vuçiq i cili kontrollon gjithçka. Dhe në zemër të kësaj gjendje të pashpresë ndodhi një skenë e paparamendueshme, gati se surealiste. Një i zgjedhur shqiptar, njëri nga gjashtë deputetët e vetëm opozitarë nga gjithsej 250, vjen edhe i thotë shoqërisë me shumicë serbe, se vendi i tyre nuk është më as Republikë në të mirën e vet serbëve. Sepse sot; nuk kemi të bëjmë as me një Serbi vetëm për serbët etnikë, por me një shtet plotësisht të « vuçiqizuar », megjithë propagandën që tenton ta paraqes Serbinë si një shtet demokratik dhe si një bosht i pajtimit rajonal. Fjalimi im ka përmbytur këtë gënjeshtër të madhe, në momentin që regjimi dëshironte ta etablonte imazhin e tij « pro-evropian », nëpërmjet krijimit të qeverisë së re, me një kryeministre liberale që buron nga shoqëria civile dhe të arsimuar në shkollat më të mira perëndimore, si dhe më njëmbëdhjetë gra në qeverinë e re….Pra një imazh se kinse Serbia është edhe më evropiane se Suedia ose Gjermania! Në të vertëtë, kjo është një Serbi ku i gjithëpushtetshmi President është ish-krahu i djathtë i liderit të së djathtës ekstreme të dënuar për krime lufte, ku kryetari i Kuvendit është ish-zëdhënësi i Sllobodan Millosheviqit dhe ku Ministri i ri i punëve të brendshme është ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit, gruas së Millosheviqit… E pranoj se jam befasuar me faktin se shprehja e këtyre të vërtetave të njohura ka provokuar një çlirim të tillë kolektiv psikologjik, një shkëputje me këtë mitomani dominuese në Serbi, një lloj kthese në jetë. Siç e thoshte Albert Camus, « revolta mbetet mjeti i vetëm për të vazhduar së jetuari në një botë absurde ». Pra, mbetet jetike që Serbia dhe Ballkani perëndimor të kthehen në të vërtetën për ta ndërtuar të ardhmen Megjithë marrëdhëniet komplekse historike shqiptaro-serbe, keni sot shtetas shqiptarë të Serbisë që kërkojnë punë në institucionet e shtetit serb dhe qeveria serbe i refuzon. Çfarë mesazhi i japin shtetasve të tyre të pakicës shqiptare ? Që Serbia nuk është shteti i tyre? Që nuk janë shtetas të barabartë ? Që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk janë pjesë të Serbisë ? Serbia është sot shteti i vetëm i Ballkanit perëndimor që e ndalon me ligj shfaqjen publike të flamurit kombëtar të një pakice kombëtare të pranuar me ligj. I njëjti flamur i ndaluar në Serbi është sot i lejuar me ligj në Maqedoninë e Veriut ose në Mal të zi. Qeveria serbe ndalon të drejtën e pakicës kombëtare që e gëzon pakica kombëtare serbe në shtetet në fqinjësi. Flamuri serb është sit i lejuar me ligj në të gjitha vendet e rajonit ku serbët e gëzojnë statusin e pakicës kombëtare. Personalisht, nuk shoh asnjë problem që pakica serbe në Kosovë gëzon sot të drejtën me ligj për ta shfaqur flamurin serb në Graçanicë. Është e drejtë legjitime. Por, Beogradi e do flamurin e tij te fqiu duke e ndaluar flamurin e fqiut në shtëpinë e tij. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bebe Rexha duket e mrekullueshme në të zeza Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, në disa postime që ka bërë të premten …