Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti z.Shaip Kamberi me bashkëpuntorët e tijë ka pritur sot Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë i akredituar në Beograd, z.Bardhyl Canaj, i cili për dy ditë ka qëndruar për vizitë zyrtare në Luginë të Preshevës . Me z.Canaj është biseduar për ndërkombtarizimin e çështjes së Luginës, pasivizimi i adresave dhe plani 7 pikësh. Ky është edhe njoftimi i plotë i z.Kamberi I kënaqur të mirëpres në vizitën e tij të parë që pas akreditimit, bashkë me bashkëpunëtorë të mi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱, Sh.T. Bardhyl Canaj! Nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant është eminente! Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh. Pasivizimi i adresave ishte një tjetër temë e takimit. Bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive! Impelmentimi në plotni i Planit 7 pikësh duhet të jetë piknisje e afirmimit të të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëvë në Luginë të Preshevës! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mushkonjat i pickojnë disa njerëz e disa jo – përse? Mushkonjave u pëlqejnë të njëjtat gjëra si ju, përveç gjakut. Këto insekte sillen rreth …