Deputeti z.Shaip Kamberi me bashkëpuntorët e tijë ka pritur sot  Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë i akredituar në Beograd, z.Bardhyl Canaj, i cili për dy ditë ka qëndruar  për vizitë zyrtare në Luginë të Preshevës .

Me z.Canaj është biseduar për ndërkombtarizimin e çështjes së Luginës, pasivizimi i adresave dhe plani 7 pikësh.

Ky është edhe njoftimi i plotë i z.Kamberi

I kënaqur të mirëpres në vizitën e tij të parë që pas akreditimit, bashkë me bashkëpunëtorë të mi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱, Sh.T. Bardhyl Canaj!

Nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant është eminente!

Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh.

Pasivizimi i adresave ishte një tjetër temë e takimit.

Bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive!

Impelmentimi në plotni i Planit 7 pikësh duhet të jetë piknisje e afirmimit të të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëvë në Luginë të Preshevës!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme