Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe një herit Deputet popullor në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë një adresim në gjuhën shqipe këtë të martë në parlamentin serb. Ai ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Serbisë për vendimin e një gjykate ndaj ministrit Aleksandër Vulin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, duke u shpallur jofajtor. “Sigurisht se është një respekt nëse fjalimi im ka pasë jehonë mbarëkombëtare. Po e kryeja obligimin tim për të cilin jam zgjedhur që t’i përfaqësojë shqiptarët. Nuk është asgjë heroike, asgjë e jashtëzakonshme, është diçka krejtësisht e zakonshme”, është shprehur Kamberi. Kamberi në Edicionin e Analizës për Klan Kosova ka theksuar se gjuha e përdorur nga Vulin është gjuhë raciste. Ndërkaq ka theksuar se askush nuk i është përgjigjur deri më tani nga faktori ndërkombëtar për atë që ka thënë sot në kuvendin serb. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Derbi i Juventusit e Milanit u takon Rossonerëve – garë edhe më e nxehtë për top katër Milani ka fituar derbin përballë Juventusit në kuadër të javës së 35-të në Serie …