Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë  z.Shaip Kamberi ka thën se mos lejimi i 4 Ministrave nga Republika e Kosovës në Luginë, tregon qartë se s,ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha:
“Right Here, Right NOW” duke ju referuar Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ky është shkrimi i plotë i z.Kamberi

sot është nevoja, sot është edhe koha:
“Right Here, Right NOW”

S,ka moment tjetër për veprim.
“RIGHT HERE, RIGHT NOW”.

Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë.

Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare.

Si pasojë e kësaj, Lugina e Preshevës, sot, në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identittit kombëtarë.

Në këto rretha ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

S,ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha:
“Right Here, Right NOW”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme