Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti në parlamentin e Serbisë z.Shaip Kamberi iftuar në “Këndi i Debatit” ka thën se të gjitha partitë shqiptare në Luginën e Preshevës e mbështesin plotësisht vendosjen e reciprocitet ndaj shtetit serbe. “Ne kemi mjaft përçarje në Luginë të Preshevës. Shembulli i Këshillit Nacional dëshmon qartë se deri ku shkon marrëzia atje. Por se ka një dakordim të plotë për reciprocitet, ka. Këtë së paku publikisht e thotë secili kryetar i secilës parti”, deklaroi Kamberi në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1. Sa i përket Asociacionit, ai theksoi se cili do që të jetë modeli i tij, është përgjegjësi e Qeverisë. “Ajo që është fakt se marrëveshja për Asociacionin është e 2013, Kosova e ka pranuar dhe këtu është çështja që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po insistojnë në diçka që ju vetëm keni nënshkruar. Cilido të jetë modeli i Asociacionit, është tash përgjegjësi e kësaj Qeverie që do të diskutohet. Por se Kosova ka nënshkru një marrëveshje që do të pranojë një Asociacion nuk është e kësaj Qeverie, është e mëhershme”, potencoi kryetari i Partisë për Veprim Demokratik. Kamberi shtoi se Lugina e Preshevës është me rëndësi për të pasur stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Moti i keq godet Evropën, stuhia “Darcy” godet Anglinë Stuhia ‘Darcy’ ka goditur Mbretërinë duke mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të …