Faqja Kryesore Botë Moti i keq godet Evropën, stuhia “Darcy” godet Anglinë

Moti i keq godet Evropën, stuhia “Darcy” godet Anglinë

3 Min e Lexuar
0
0
14

Stuhia  ‘Darcy’ ka goditur Mbretërinë duke mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të Anglisë Lindore.

Stuhia është shkaktuar nga rryma të ftohta ajri, të cilat vijnë nga Rusia dhe Europa Lindore.

Për shkak të kushteve të këqija të motit shumë udhëtime u ndërprenë, ndërsa disa qendra vaksinimi u detyruan të mbyllen.

Në Gjermani për shkak të motit të keq gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar me qindra përplasje automjetesh. Policia bëri me dije se 28 persona mbetën të lënduar në rrugët e mbuluara nga akulli.

Shërbimi meteorologjik u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe autoritetet dërguan njerëzit e pastrehë në strehimoret e ngrohta.

“Erë e fortë dhe dëbora, rrugët janë rrjedhimisht të rrëshqitshme. Autoriteti i mirëmbajtjes së autostradës Schüttorf po bën çmos për të mbajtur disi korsitë të pastra. Sidoqoftë, këshillohet të hiqni dorë nga çdo udhëtim nëse nuk janë absolutisht të nevojshme”– u shpreh Boris Kuest, Oficer i Policisë së Autostradës Lingen.

Francë

Franca nga ana tjetër është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Qindra banorë që jetojnë pranë lumenjve u është dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Në Paris, niveli i lumit lumi Seine vazhdon të rritet dhe statuja Zouave në Pont de l’Alma është tërësisht e zhytur.

Holandë

Edhe Holanda është goditur nga moti i acartë duke përjetuar një stuhi të rrezikshme e cila nuk kishte ndodhur për më shumë se një dekadë.

Qeveria u detyrua të anulonte një takim javor për të diskutuar pandeminë e koronavirusit. Udhëtimet hekurudhore dhe ajrore pothuajse janë pezulluar dhe zyra holandeze e meteorologjisë ngriti alarmin duke përfshirë në kodin e kuqe të gjithë vendin.

E pavarësisht motit të ftohtë shumë njerëz zgjedhin ta shijojnë në mënyrën e tyre duke sfiduar temperatura e ulëta.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë