Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka mirëpritur vendimin e PDK-së që në listën e saj zgjedhore të ketë dy kandidatë nga Lugina e Preshevës. “Përkushtimi dhe angazhimi i partive politike në Kosovë për Luginën e Preshevës, të paraqitura edhe përmes fushatës parazgjedhore, janë të mirëseardhura”, është shprehur deputeti Kamberi . “Besoj se pas zgjedhjeve, të zgjedhurit e institucioneve ekzekutive e legjislative të Republikës së Kosovës dhe ata/o të Luginës së Preshevës, do të mund të bashkërendohen për hartimin dhe zbatimin e një plani dhe programi të përbashkët, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Ai ka uruar që Kosova të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Trupi Koordinues thirrje për nxënësit e shkollave të mesme për mbulimin e shpenzimeve të transportit Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, njofton të gjthe nxënësi e …