Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti popullore në Parlamentin e Serbis dhe një herit kryetarë i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) z.Shaip Kamberi ka bër me dije se Dy javë pas vizitës në SHBA Çështja e Luginës zyrtarizohet në majat e diplomacisë dhe vendimmarrjes politike amerikane! Ky është njoftimi i plotë i deputetit Kamberi Pak para takimit të Ohrit në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve z. Blinken merrë mesazh të fuqishëm nga Kongresi Amerikan për çështjen e Luginës së Preshevës! Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve, Kongresistët Himes dhe Torres, i dërgojnë letër zyrtare Sekretarit Blinken përmes së cilës kërkojnë që të drejtat e shqiptarëve në jugun e Serbisë, respektivisht në Luginën e Preshevës, të trajtohen në mënyrë reciproke me ato të minoritetit serb në Kosovë. “Dialogu është dizajnuar për të sjellë një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë njohjen reciproke,” shkruajnë Himes e Torres, duke shtuar se “duke pasë parasysh historinë e konfliktit në rajon, dështimi për të siguruar të drejta të barabarta dhe të qëndrueshme [për shqiptarët në Luginë], mund të vëjë në pikëpyetje të gjitha aspektet e marrëveshjes.” Kongresistët i shkruajnë Blinken se “plani i tanishëm 11-pikësh [Propozimi Evropian] nuk përmend askund të drejtat e minoritetit [shqiptar]…dhe ne insistojmë që kjo çështje të përfshihet në marrëveshjen finale.” Përderisa po insistohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, “ne kërkojmë dhe avokojmë tek ju për trajtim reciprok të minoritetit shqiptar në jug të Serbisë apo për një asociacion të ngjashëm për ta,” theksohet në letrën kongresionale. Kongresistët e pëfundojnë letrën duke thënë se “ne qëndrojmë fuqishëm në përkrahje të dialogut dhe ju inkurajojmë që të trajtoni në mënyrë të barabartë të drejtat e minoriteteve në të dyja vendet.” Jashtëzakonisht mirënjohës miqëve tanë në Kongres për përkrahjen e parezervë ndaj kërkesave të drejta dhe legjitime të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haradinaj: Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret për të sulmuar qytetarët e Kosovës as në veri as në jug Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot në organizimin e FSK-së …