Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas paralajmërimit për zgjedhje të parakohëshme lokale në Medvegjë, kryetari i PVD-së dhe deputeti popullor Shaip Kamberi ka apeluar që shqiptarët të garojnë të unifikuar me një listë në këto zgjedhje. Ky është shkrimi i plotë i z.Kamberi Partia autoritare dhe pushteti autokrat i SNS të Aleksandër Vuçiqit paska vendosur të nxis zgjedhje të parakohshme në Komunën e Medvegjës, ku më 2016 ka përjashtuar të zgjedhurit shqiptarë nga qeverisja komunale, duke e thyer parimin e qeverisjeve multietnike në Luginën e Preshevës që zbatohej nga viti 2001, si produkt i procesit të nisur pas marrëveshjes që i pati dhënë fund luftës së armatosur. Pavarësisht qëllimeve dhe motiveve të SNS, në rast konfirmimi zgjedhjesh të parakohshme lokale, kjo është një mundësi e re për ta përmirësuar përfaqësimin e shqiptarëve në organet lokale. Të përballur me dekada me presionin e vazhdueshëm diskriminues shtetëror, së fundi edhe me pasivizimin e vendbanimeve të tyre, si metodë moderne e spatrimit etnik, shqiptarët e paktë që kanë mbetur në Medvegjë nuk e kanë luksin të garojnë në zgjedhje me disa lista zgjedhore. Së pari një listë e përbashkët shqiptare. Pa këtë listë, edhe politikat më të mira të mundshme nuk mjaftojnë për ta përmirësuar sadopak gjendjen e shqiptarëve. Si kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, zotohem se do të angazhohemi për listën e përbashkët si interes mbipartiak. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thaçi: Presidenti Trump është përkrahës i marrëveshjes Kosovë – Serbi Një numër i shteteve anëtare të BE-së – Greqia, Spanja, Rumania dhe Qipro, ende …