Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshillat Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Mal të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi Gjatë ditës së sotme, në qytetin e Ulqinit u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi në mes të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi. Ky memorandum i nënshkruar në mes të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafa si dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z.Faik Nika, i cili hynë në fuqi nga dita e nënshkrimit ka për synim qasjen e përbashkët në zgjidhjen e problemeve të cilat janë kompetencë e Këshillave Kombëtare në të dyja shtetet, dhe shqyrtimin e mundësive për projekte të përbashkëta në avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Gjithashtu bashkëpunim pritet të ketë edhe në kërkesat e përbashkëta drejtuar qeverive në Kosovë dhe Shqipëri për interesat e shqiptarëve në shtetet respektive. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe kryetari dhe zv/kryetari Organit Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Lugina, Amir Latifi dhe Besim Nasufi, anëtari i organit ekzekutiv, Enkel Rexhepi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ilir Çapuni si dhe udhëheqës të tjerë të institucioneve në Republikën e Malit të Zi. Vlen të theksohet se ky Memorandum Bashkëpunimi u iniciua gjatë vizitës që kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i kishte bërë Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës gjatë vitit të kaluar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thaçi: Nëse këtë vit nuk bëjm marveshje me Serbin e destabilizojmë rajonin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se dialogu Kosovë-Serbi është i pashmangshëm. Sipas tij, …