Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nënkryetarja e PVD-së znj.Ardita Sinani sëbashku me këshilltarët e PVD-ës ka pritur sot në zyrën e PVD-së në Preshevë Këshilli e ambasadorëve që po qëndrojnë sot në Luginë të Preshevës. Në lidhje me takimin, Ardita Sinani ka shkruar: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë vetëm të drejta të barabarta në Serbi në bazë të modeleve europiane dhe asgjë tjetër. Të drejtat e tyre janë matës të demokratizimit të Serbisë dhe simetria në të drejtat e komuniteteve joshumicë i shërben demokratizimit të tërë rajonit. Kjo ishte edhe një nga temat kryesore të takimit me përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë që vizituan Preshevën. Bashkë me anëtarët e kryesisë së Partisë për Veprim Demokratik dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal kisha nderin dhe kënaqësinë të mirëpres sot z. Besnik Mustafaj, z. Flamur Gashi, z. Avni Spahiu, z. Genc Muçaj, z. Spiro Koçi, z. Skender Thaçi, z. Dergut Aliu e bashkëpunëtorë të tjerë. Pozita e shqiptarëve të Luginës si pakica më e diskriminuar në Serbi, shpërngulja masive, spastrimi etnik në heshtje, mosintegrimi, zhvillimi ekonomik dhe problemet sociale ishin temat që trajtuam me një kujdes të vecantë gjatë këtij takimi. Harmonizimi i standardeve të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë i shëben paqës së qëndrueshme jo vetëm në qytetin tonë, por edhe në Serbi, Kosovë e në të gjithë rajonin dhe u dakorduam se reciprociteti i të drejtave është vlera dhe zgjidhja e drejtë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Preshevës vazhdon me përmirsimin e infrasteukturës nëper gjitha vendbanimet Asfaltohet rruga lokale tek “Brraka” në fshatin Tërnavë Për nevoja të lagjes në pjesën …