Sot në mbledhjen e Këshillit Komunal të Bujanocit po diskutohet për Buxhetin e Komunës për virtin 2021.

Njëri ndër pozicionet e parapara me buxhet ishte edhe Subvencionimi i bizneseve private me një vlerë të përgjithshme prej 12 milion dinarë, që për anëtaren e Këshillit Komunal Resmije Bajrami është vlerë jo e mjaftueshme duke e pasur parasysh gjendjen pandemike në të cilën gjendemi dhe problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset tona private dhe faktin që bizneset private janë shtylla kryesore e zhvillimit tonë ekonomik.

Orari i punës bizneseve iu është kufizuar për shkak masave të COVID 19, ndërkaq shpenzimet janë të njejta për mbarëvajtjen e tyre.

Theks të veçantë duhet kushtuar përkrahjes së bizneseve të grave sepse shumica e tyre po detyrohen të mbyllin bizneset e tyre ngaqë mezi arrijnë të paguajnë qiranë dhe tatimet ndaj shtetit – tha Resmije Bajrami, anëtare e Këshillit Komunal nga rradhët e PVD-së.

Një lajm tjetër që u tha në Këshill Komunal ishte se do të ketë rritje për kompenzimin e këshilltarëve të Kuvendit Komunal për 2.000 dinarë, që do të thotë prej vitit 2021 për kompenzimin mujor këshilltarët do të marrin 18.000 dinarë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme