Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot, Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit i Kuvendit Komunal, mbajti mbledhjen e parë për vitin 2021. Në mbledhje në rend të ditës u diskutua për këto pika: 1. Shqyrtimi i situatës së sigurisë në territorin e Komunës së Bujanocit, 2. Njoftimi me situatën epidemiologjike lidhur me virusin COVID-19 në komunën e Bujanocit dhe vakcinimin e qytetarëve, 3. Njoftim me projektin e ri nga fusha e sigurisë “Siguria e Qytetarëve” që do tërealizohet nga Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit, dhe 4. Të ndryshme. Lidhur me gjendjen e sigurisë në komunën tonë raportoi Kryeshefi i policisë z. Goran Saviq, i cili tha se ka rënie të veprave penale në përgjithësi në krahasim me vitin 2019. Por, ndër të tjerash ai tha se ajo që na brengosë neve si institucion i mbrojtjes, sigurisë ruajtjes së rendit dhe qetësisë është se ka rritje të veprës penale mbajtje e drogës dhe tregëti me supstanca të ndryshme narkotike. Ndërkaq lidhur me gjendjen mbi situatën epidemiologjike raportoi UD Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit znj. Dalliborka Pavlloviq, e cila tha se që nga marsi i vitit të kaluar e deri më sot gjithsej në territorin e Komunës së Bujanocit 908 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid 19. vetëm për këto tri ditët e fundit janë paraqitur 32 raste pozitive në territorin e Komunë sonë dhe ky fakt tregon se gjendja prap është përkeqësuar, andaj lus qytetarët që të respektojnë masat anti covid. Ndërsa sa i përket vakcinimit, ky proces po shkon shkëlqyeshëm dhe ka interes të mjaftueshëm nga qytetarët për vakcinim. Deri më tani në Komunën tonë janë vakcinuar gjithsej 968 persona, që kanë marrë të dy dozat e vakcinës, ndërsa gjithsej 2140 persona kanë marrë dozën e parë të vakcinës dhe që në javët e ardhshme pritet të marrin edhe dozën e dytë. Qytetarët po ankohen se po presin gjatë për thirrjen për vakcinim por kjo nuk varet nga ne si Shtëpi e Shëndetit por nga Ministria dhe e-administrata e cila na dërgon listat e personave që kanë bërë kërkesë për vakcinë. Andaj ju lutem që të gjithë ata që dojnë të vakcinohen të paraqiten në e-uprava dhe të presin që t’i thërrasim – theksoi drejtoresha Dalliborka Pavlloviq. Gjatë mbledhjes u diskutua prap çështje e pasivizimit të adresave dhe u morr vendimi që t’i dërgohet prap shkresë Stacionit Policor që të na japë informacione me të detajizuara lidhur me të dhënat e personave që u është pasivizuar adresa. Në fund kryetari i Kuvendit Komunal z. Enver Ramadani, njoftoi anëtarët e Këshillit për Siguri me projektin që do të implementohet në bashkëpunim me OSBE-në, e që ka të bëjë me tri fusha të sigurisë siq është infrastruktura rrugore, komunikacioni dhe mbrojtja e mjedisit jetësor. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Loris Karius dhe familja marrin kërcënime me vdekje nga tifozët e Liverpoolit Loris Karius dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje nga tifozët, pas gabimeve të …