Botë Këshilltari i Trumpit: Mezi presim diskutimet për dialogun Kosovë-Serbi Nga Wikiliks U postua 17/06/2020 1 Min e Lexuar 0 0 19 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilltari Kombëtar i Sigurisë në SHBA, Robert O’Brien, ka konfirmuar se së bashku me Richard Grenell, do të presin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. ”Jam i kënaqur që do të pres liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai. ”Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme”, deklaron O’Brien. Emisari Special Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C. Ndërsa Robert Charles O’Brien është avokat amerikan që aktualisht po shërben si Këshilltari i 28-të i Sigurimit Kombëtar i Shteteve të Bashkuara. Ai është personi i katërt që mban atë pozicion gjatë Presidencës së Donald Trump. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
OKB-ja akuzon Izraelin për krime kundër njerëzimit gjatë protestave në Gaza Hetuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë deklaruar se Izraeli mund të ketë …