Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso ka thënë se Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në gjithë Kosovën dhe ai nuk është një operacion kundër serbëve. Graso në një prononcim për Tanjugun e Serbisë, ka thënë se ‘KFOR-i vetëm do ta vëzhgojë situatën”. “Operacioni i Policisë së Kosovës po ndodh me urdhër të Prokurorit të Kosovës dhe nuk po ndodh vetëm në veri si dhe nuk është i drejtuar vetëm kundër serbëve, por ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion”, ka thënë ai. “Ne jemi duke e përcjellur situatën tani për tani dhe jemi në kontakt me autoritetet e Prishtinës”, ka thënë ai. Sipas tij, ‘ky është një aksion normal i Policisë së Kosovës dhe KFOR vetëm do ta monitorojë situatën”. Sipas tij KFOR vetëm po monitoron situatën me dy helikopter në veri . Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mehmeti : Dorëhiqu, kryetar Ragmi Mustafa, prej PDSH-së!!! Dorëhiqu, kryetar Ragmi Mustafa, prej PDSH-së!!! Mjaft u larguan të tjerët, Largohuni Ju! Të …