Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se gjatë operacionit në veri të Kosovës janë arrestuar 23 persona të përkatësisë serbe dhe boshnjake kryesisht pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ai në parlamentin serb ka deklaruar se kjo “ishte një përpjekje për të kriminalizuar plotësisht popullin tonë”, i cili, shtoi është më i “shqetësuar se kurrë”, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq theksoi se deri më tani në Veri njësitë speciale kanë ndërhyrë me 73 automjete kryesisht të blinduara, ndërsa më shumë se 50 automjete po presin në Mitrovicën Jugore, 15 në territorin e komunës së Skenderajt, ndërsa tetë tashmë janë dërguar mbi kodër në territorin e komunës së Zubin Potokut,

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme