Botë Kina e lanson aplikacionin që zbulon koronavirusin Nga Wikiliks U postua 13/02/2020 2 Min e Lexuar 0 0 22 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kina e ka lasnuar një aplikacion që lejon njerëzit të kontrollojnë nëse kanë qenë në rrezik për t’u prekur nga koronavirusi. “Detektori i kontaktit të afërt” i njofton përdoruesit nëse ata kanë qenë pranë një personi që është konfirmuar ose dyshohet se ka virus. Personat e identifikuar si potencialisht të rrezikuar këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të informojnë autoritetet lokale shëndetësore, transmeton KTV. Teknologjia pritet të ndihmojë në përpjekjet që qeveria kineze po i bën për mbikëqyrjen e afërt të popullsisë së saj. Për të bërë kërkesë, përdoruesve u kërkohet të skanojnë një kod të Reagimit të Shpejt (QR) në telefonat e mençur, duke përdorur aplikacione si shërbimin e pagesave Alipay ose platformën e mediave sociale WeChat. Pasi aplikacioni i ri të regjistrohet me një numër telefoni, përdoruesve u kërkohet të shkruajnë emrin dhe numrin e tyre të identitetit. Cilido numër i regjistruar i telefonit mund të përdoret më pas për të kontrolluar gjendjen deri në tre numra të identitetit. Aplikacioni u zhvillua bashkërisht nga departamentet qeveritare dhe Korporata e Teknologjisë Elektronike të Kinës dhe u mbështet nga të dhëna e ofruar nga autoritetet e shëndetësisë dhe transportit Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gottemoeller: Ushtria e Kosovës do të formohet sipas Kushtetutës Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller ka thënë se procesi i formimit të …