Me moton “Për ambient të pastër” komuna e Bujanocit në bashkëpunim me dy shkollat e mesme në Bujanoc kanë realizuar aktivitetin për të pastruar ambientin. Qëllimi i aksionit të sotëm ishte senzibilizimi i qytetarëve për ruajtjen e ambientit jetësor, respektivisht ruajtjen e tokës, ujit dhe ajrit.

Pastrimi i qytetit ka filluar nga sheshi i Bujanocit, rrugët kryesore në qytet e deri tek parku i qytetit, ku nxënësit e shkollave të mesme të shoqëruar nga profesorët e tyre në mënyrë vullnetare kanë pastruar ambientin.

Ky aksion është organizuar nga komuna e Bujanocit me rastin e ditës botërore të ruajtjes së ambientit jetësor që shënohet me 5 Qershor, por që Bujanoci ka manifestuar një ditë përpara.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme