Nxënësit më të mirë të gjeneratës nga çdo shkollë fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit sot u mirëpritën nga kreu i komunës Nagip Arifi në kabinetin e këtij të fundit.

Nxënësit, të propozuar nga drejtorët e shkollave përkatëse patën rastin të bisedojnë me kryetarin për planet e tyre të ardhshme dhe falemnderuan kryetarin e komunës për ndërmarrjen e kësaj iniciative për të shpërblyer nxënësit më të mirë.

Gjithashtu, edhe drejtorët përshëndetën këtë hap të ndërmarrë, ngase duke ditur vështirësitë ekonomike, komuna ka gjetur një mënyrë për t’i motivuar nxënësit më të mirë të gjeneratës.

Kryetari Arifi theksoi se kjo mund të jetë vetëm një shumë simbolike, por një iniciativë e mbarë, që shpresoj se do të rritet nga viti në vit. Ajo çfarë është e rëndësishme është fakti i përkushtimit të pushtetit lokal që me masa të tilla të nxisë ngritjen e cilësisë në arsim.

Për fund, kryetari Arifi ndau mirënjohje për nxënësit si dhe shpërblimin prej 20.000,00 dinarëve për secilin. Gjithsej, komuna e Bujanocit ka ndarë 240.000,00 dinarë, kurse përfitues nga kjo shumë janë 12 nxënës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme