Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me organizatat joqeveritare Peaceful Change Initiative dhe People in Need për implementimin e projektit “Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë”. “Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë” është projekt i financuar nga qeveria britanike i cili do të zbatohet nga viti 2020 deri në gusht të vitit 2022. Ky projekt do të realizohet në tri komuna të Serbisë, në vendbanimet ku administrata komunale dhe shoqëria civile kanë dëshmuar angazhimin e tyre në përmirësimin e jetës së të gjithë banorëve dhe si rrjedhim do të përfitojnë nga një projekt të kësaj natyre. Ky projekt gjithashtu i kushton vëmendje të veçantë nevojave dhe shqetësimeve të të rinjve. Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në shfrytëzimin e potencialit të kësaj pjese vitale të popullsisë, duke investuar në njohuri dhe aftësi të rëndësishme për krijimin e bizneseve të reja dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në tregun dixhital. Do t’i vihet theks tek ata të rinj që janë zotuar të qëndrojnë në Serbi e që besojnë në realizimin e plotë të potencialit të vendlindjeve të tyre. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nënshkruhet kontranta për asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës Breznicë – Muhoc Në ambientet e Administratës komunale të Bujanocit, sot është nënshkruar kontrata për asfaltimin dhe …