Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në seancën e Shtabitë komunale për situata të jashtëzakonshme Komuna e Bujanocit ka shpallur gjendje e jashtëzakonshme, e cila do të hyjë në fuqi nesër, ditën e shtune 21 nëntor. Ky vendim u mor për shkak të situatës shumë kritike epidemiologjike në territorin e komunës së Bujanocit. Siç tha komandanti i Shtabit, Nagip Arifi, gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi të paktën deri më 1 dhjetor. Nga nesër (e shtunë, 21 nëntor), orari i punës i ambienteve të hotelierisë, dyqaneve, kazinove, dyqaneve të basteve dhe objekteve të ngjashme do të jetë deri në orën 19 në vend se si më parë deri në orën 21:00. Pesë mësimdhënës të Shkollës së mesme Sezai Suroi janë diagnostifikuar pozitiv me covid 19 andaj nga e hëna mësimi në këtë shkollë do të zhvillohet online. Vetëm në nëntor, në Bujanoc u regjistruan 115 raste të reja me koronavirus ndërsa në tetor kishte vetëm 15. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ish-presidenti Sejdiu: Kufijtë e Kosovës nuk mund të ndryshohen Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se kufijtë nuk …