Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nëpërmjet faqes zyrtare, Komuna e Bujanocit ka shpall thirrjen e katërtë publike për realizimin e praktikës profesionale gjatë vitit 2019-2020. “Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, ndërsa me qëllim të afëtsimit për punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit. Programi i praktikës profesionale zgjatë në pajtim me ligjin, gjegjësisht në pajtim me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te punëdhënësi, edhe ate: – deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje të lartë apo superiore. – 6 muaj për personat të cilët kanë të kryer shkollën e mesme“ – thuhet në konkurs e publikuar sot në portalin zyrtar të Komunës së Bujanocit. Gjithashtu, janë bërë publike edhe shumat të cilat do të paguhen varësisht nga përgaditja profesionale. „Gjatë kohëzgjatjes së praktikës profesionale Komuna e Bujanocit: I paguan punëdhënësit mjetet për pagesën e personave të angazhuar sipas shumës së përcaktuar mujore: – 22.000,00 dinarë në shumën neto për personat me përgatitje profesionale superior, – 20.000,00 dinarë në shumën neto për personat me përgatitje të lartë profesionale, – 18.000,00 dinarë në shumën neto për persona me përgaditje të mesme” – thuhet në konkurs. Megjithate, që nga viti 2018-të me vendim të Ministrisë së Vetëadministrimit lokal, praktikantët e rinj nuk mund t’a mbajnë praktikën profesionale në administratën komunale, por vetëm në institucionet e tjera, si: Institucionet arsimore, Ndërmarrjet publike dhe entet e tjera publike, ku themelues është komuna e Bujanocit, nga organet shtetërore, si dhe punëdhënësit nga sektori i ekonomisë. Edhe ketë vit, Komuna e Bujanocit ka ndarë 15 milionë dinarë për praktikën profesionale. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pas Mbylljes së Konsullatës RUSE në Siatëll -çfarë fshihet pas sajë ? Turmp kishte dy arsye të forta përse e ka zgjedhur pikërisht këtë konsullatë në …