Nëpërmjet faqes zyrtare, Komuna e Bujanocit ka shpall thirrjen e katërtë publike për realizimin e praktikës profesionale gjatë vitit 2019-2020.

“Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, ndërsa me qëllim të afëtsimit për punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit.

Programi i praktikës profesionale zgjatë në pajtim me ligjin, gjegjësisht në pajtim me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te punëdhënësi, edhe ate:

– deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje të lartë apo superiore.

– 6 muaj për personat të cilët kanë të kryer shkollën e mesme“ – thuhet në konkurs e publikuar sot në portalin zyrtar të Komunës së Bujanocit.

Gjithashtu, janë bërë publike edhe shumat të cilat do të paguhen varësisht nga përgaditja profesionale.

„Gjatë kohëzgjatjes së praktikës profesionale Komuna e Bujanocit:

I paguan punëdhënësit mjetet për pagesën e personave të angazhuar sipas shumës së     përcaktuar mujore:

– 22.000,00 dinarë në shumën neto për personat me përgatitje profesionale superior,

– 20.000,00 dinarë në shumën neto për personat me përgatitje të lartë profesionale,

–  18.000,00 dinarë në shumën neto për persona me përgaditje të mesme” – thuhet në konkurs.

Megjithate, që nga viti 2018-të me vendim të Ministrisë së Vetëadministrimit lokal, praktikantët e rinj nuk mund t’a mbajnë praktikën profesionale në administratën komunale, por vetëm në institucionet e tjera, si: Institucionet arsimore, Ndërmarrjet publike dhe entet e tjera publike, ku themelues është komuna e Bujanocit, nga organet shtetërore, si dhe punëdhënësit nga sektori i ekonomisë.

Edhe ketë vit, Komuna e Bujanocit ka ndarë 15 milionë dinarë për praktikën profesionale.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme