Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Komuna e Bujanocit, nëpërmjet Drejtoratit për Arsim, ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë që gjenden në studimet themelore dhe master, për vitin akademik 2021/2022. Ndihma e njëhershme financiare i’u ndahet studentëve me vendbanim në territorin e Komunës së Bujanocit. KRITERET DHE MËNYRA E NDARJES SË NDIHMËS NË NJËHERSHME 1. që kandidati për herë të parë të ketë regjistruar këtë vit të studimeve ose masterin 2. dëshmi për suksesin nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë, përkatësisht suksesin e viteve paraprake të studimit, për studentët që regjistrojnë vitet tjera të studimeve 3. që kandidati të mos jetë në mardhënie pune, 4. që kandidati të mos jetë i moshës mbi 26 vjet, përkatësisht për studentët e vitit të parë dhe dytë të studimeve master deri 28 vjet dhe 5. Studentët që kanë statusin e vitit – viti përgatitor (mësimi i gjuhës) kanë të drejtë për një ndihmë të njëherëshme DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJE NË KONKURS Kandidatët të cilët konkurojnë krahas kërkesës paraqesin këto dokumente: 1. letërnjoftimin e lexueshëm elektronik ose certifikatën mbi vendbanimin kandidatit 2. vërtetimin se këtë vit të studimeve e ka regjistruar në vitin vijues akademik 2021/22, 3. vërtetimin mbi notën mesatare të suksesit nga shkolla e mesme, për studentët e vitit të parë, 4. Çertifikatën mbi notën mesatare gjatë studimeve, për studentët e tjerë 5. Llogaria rrjedhëse e studentit ose e prindit. AFATI I PARAQITJES Konkursi zgjat duke filluar nga 01. 02. 2022 dhe mbyllet më 28. 02. 2022. Fletëparaqitjet dorëzohen në ndërtesën e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviqit, nr. 115, në Drejtorinë për shërbime publike, zyrja numër 301 nga ora 10 h deri në orën 14 h, me origjinalin e dokumentacionit të kompletuar ose kopjen e dokumenteve me plotësimin e deklaratës së shërbimit për arsim. Komuna e Bujanocit ka bërë përpjekje të vazhdueshme edhe në të kaluarën që t`i mbështes studentët e saj, të cilët i ndjekin studimet në universitete dhe kolegje të vendit apo edhe jashtë vendit, ku ekzistojnë këto institucione të arsimimit superior. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Serbët nga Kosova mund të votojnë në Bujanoc, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin Tanimë është zyrtare se zgjedhjet serbe të 3 prillit nuk do të zhvillohen edhe …