Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bujanoc, 31 maj 2018.- Anëtarët e Ministrisë së punve të Brendshme në Bujanoc, në bashkëpunim me Administratën Doganore, ndaluan një zinxhir tjetër të trafikut të drogës dhe konfiskuan rreth 4 kilogram marihuanë. Sipas deklaratës së policisë, për shkak të ekzistencës së bazës për dyshimin se ata kanë kryer një vepër penale të prodhimit dhe tregtimit të pa autorizuar të barnave narkotike, D.A. (1982) nga Gjilani dhe D.P. (1992) nga Kamenica janë ndaluarë për një kontroll nga organet e policis në pikën kufitare në Konçul. Policia, ne bashkepunim me doganat, në pikat e perbashkëta Konçul, në veturën e tipit “Mercedes” me tabela të Bujanocit, në pronesi të D.P. në valixhe, gjetën tre kilogram marijuana dhe në anën tjeterë të D.A. një tjetër valixhe me 816 gramë të kësaj droge narkotike e llojit mariuana. Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit u arrestuan deri në 48 orë, pas së cilës ata do të paraqiten në prokurori me kët vepër penale. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Njoftim nga kompania e sigurimeve ”Sigurimi” në Bujanovc Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanovcit Pas vendimeve të ndërmarra nga Qeveria e …