Bujanoc, 31 maj 2018.- Anëtarët e Ministrisë së punve të Brendshme në Bujanoc, në bashkëpunim me Administratën Doganore, ndaluan një zinxhir tjetër të trafikut të drogës dhe konfiskuan rreth 4 kilogram marihuanë.

Sipas deklaratës së policisë, për shkak të ekzistencës së bazës për dyshimin se ata kanë kryer një vepër penale të prodhimit dhe tregtimit të pa autorizuar të barnave narkotike, D.A. (1982) nga Gjilani dhe D.P. (1992) nga  Kamenica janë ndaluarë për një kontroll nga organet e policis në pikën kufitare në Konçul.    

Policia, ne bashkepunim me doganat, në pikat e perbashkëta Konçul, në veturën e tipit  “Mercedes” me  tabela të  Bujanocit, në pronesi  të D.P. në valixhe, gjetën tre kilogram marijuana dhe në anën tjeterë të  D.A. një tjetër valixhe me  816 gramë të kësaj droge narkotike e llojit mariuana.

Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit u arrestuan deri në 48 orë, pas së cilës ata do të paraqiten në prokurori me kët vepër penale.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme