Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari”. Në fillim të seancës, deputetja Ganimete Musliu ka ngritur mocion për këtë pikë të rendit të ditës, duke kërkuar që e njëjta të radhitet me pikat për marrëveshjet ndërkombëtare, në mënyrë që deputetët e opozitës të jenë në sallë për ta votuar. Pas votimit të këtij, ligji pati një debat mes deputetëve. Çështja e memorialit përplasi Ganimete Musliun e PDK-së me Glauk Konjufcën nga VV ky ku i fundit kërkoi nga kolegia e tij që të kërkojë falje për deklaratat e saj, që e ka krahasuar Vetëvendosjen me Listën Serbe. “Deputetët, Ganimete Musliu, Albulena Balaj dhe Muharrem Nitaj, pas votimit tonë për Ligjin për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’ duhet të çohen me kërku falje për krahasimin tonë me Listën Serbe. Kjo ka qenë një shpifje e padurueshme me na krahasu me Listën Serbe për Adem Jasharin, është një politikë aq e ulët sa që nuk i mbijeton deklaratat e tyre as disa orë, sepse këtu e thanë paradite, qe tash u demantua”, tha Konjufca. Por, Ganimete Musliu nuk u tërhoq nga deklaratat e saj. Ajo tha se është turp për ata deputetë që kanë qëndruar në holl apo zyre të Kuvendit dhe nuk janë futur në sallë për të votuar memorialin “Adem Jashari.” “Zotëri Konjufca, asnjëherë nuk i bi pishman për atë çka kam fol, prapë po them që nuk jeni ardh me votu për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’. E përsëris prapë, turp është se keni qenë në holl të Kuvendit, në zyrat tuaja, dhe nuk keni ardh me votu një ligj dhe u deshtë sot me mocion. Ligji për memorialin ‘Adem Jashari’ nuk duhet të trajtohet sipas tekeve tuaja personale, sipas inateve tuaja personale, thjesht ligji për kompleksin ‘Adem Jashari’ duhet të trajtohet me dinjitet me seriozitet, sepse ai është bazament i gjithçka që ne sot kemi që jetojmë në këtë vend. Edhe një herë po e them është turp për juve që nuk keni ardh dhe u deshtë me mocion të veçantë të futet ky ligj”, tha Musliu. Përveç kësaj ajo tha se është turp që 20 vjet pas luftës partitë që qeverisin me Prishtinën nuk kanë gjetur një vend të dinjitetshëm në kryeqytet për shtatore të komandantit legjendar Adem Jashari. Por, Konjufca tha se është e papranueshme të bëhet politikë me Adem Jasharin. “E para, Gane, kur të folsh nuk ke nevojë me u sarrakuq, fol me argumente, e dyta mendoj që mund të bëhet politikë me gjithçka dhe mund të godasim njëri tjetrin me gjithçka përpos me Adem Jasharin, kjo është e patolerueshme”, tha Konjufca. Ndërsa deputeti Muharrem Nitaj nuk pranoi të ketë krahasuar Lëvizjen Vetëvendosje me Listën Serbe. “Unë i kërkoj Glaukut, që të kërkoj falje publikisht, nuk e kam krahasuar Lëvizjen Vetëvendosje me Listën Serbe, nuk e kam krahasuar me LDK-në me askënd,. Kam kërkuar të shtyhet votimi për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës, sepse projektligji nuk do të kalonte, dhe Glauku të çohet të thotë se ku e ka gjet një fjali që thotë që unë e kam krahasu me Listën Serbe”, tha Nitaj. Ai tha se nuk mban përgjegjësi për lajmet që dalin në portale. Konjufcës iu përgjigj edhe deputetja e Nismës Albulena Balaj-Halimaj , e cila tha se deklaratat i ka bazuar në sjelljet e partive në Kuvend. “Ajo që unë e kam thënë, e kam thënë kështu dhe po e citoj vetveten Lista Serbe është e qartë që nuk do ta votoj memorialin në Prekaz, atëherë unë nuk po them se në të njëjtën linjë është VV dhe LDK por duket se janë, në bazë të asaj që nuk keni votuar njëjtë, si Lista Serbe, si ju”, tha ajo. Ky diskutim i deputetëve erdhi pasi ligji për memorialin “Adem Jashari” në Prekaz mori votat e mjaftueshme. Pas këtij debati, deputetët dolën më pauzë meqë nuk patën kuorumin për të vazhduar me votime të tjera. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dialogu, sfidë e vështirë për qeverinë e ardhshme Përfaqësuesit e dy subjekteve më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit, LVV-së dhe …