Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Përfaqësuesit e dy subjekteve më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit, LVV-së dhe LDK-së, janë zotuar se nuk do të ketë dialog me Serbinë, i cili do të shkojë në dëm të Kosovës. Por vlerësohet se zgjidhja përfundimtare e këtij procesi mund të mos jetë plotësisht e favorshme për Republikën e Kosovës. Procesi i dialogut Kosovë – Serbi pritet të jetë njëra prej sfidave kryesore të qeverisë së ardhshme. Tash kur po bëhet një vit i plotë prejse ka ngecur ky proces, bashkësia ndërkombëtare po kërkon me ngulm që negociatat Kosovë – Serbi të rifillojnë sa më parë. Ky presion ndërkombëtar ka rinisur menjëherë pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, rrjedhimisht ende pa u formuar qeveria e re. Nga Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve, kanë thënë se në momentin që LVV-ja vjen në krye të Qeverisë, fillimisht do të bëhet një analizë e marrëveshjeve të deritanishme – të arritura në kuadër të dialogut, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”. Edhe zyrtarët e LDK-së, partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet sipas rezultateve preliminare, kanë konsideruar se duhet të bëhet një vlerësim i gjithë procesit të deritanishëm të dialogut me Serbinë. Ata kanë përjashtuar çdo marrëveshje, e cila mund t’i sjellë dëm Kosovës. Like 0
Prezenca e ushtrisë Sërbe tek lapidari i Komandant Lleshit alarmon banorët e fshatit dhe institucionet vendore Pas shqetësimeve të krijuara me prezencën e një grupi të ushtarve të armatosur në …