Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr NGO The Future nga Bujanoci shpall konkursin shpërblyes RESPEKTOHEMI SEPSE…/INTERKULTURALIZMI NË QYTETIN TIM ËSHTË…, i cili i është dedikuar video punimeve. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të rinjtë të moshës prej 16 deri 24 vite, të cilët jetojnë në Bujanoc dhe rrethinë. Qëllimi i konkursit është promovimi i interkulturalizmit në qytetin tonë përmes video përmbajtjeve kreative të cilat para shikuesve duhet të sjellin të gjitha anët pozitive të jetës në mjedise multikulturore. Video incizimet duhet të paraqesin qëndrimin tuaj mbi ngjashmëritë dhe dallimet të cilat ekzistojnë midis komuniteteve etnike, të ndikojnë pozitivisht në publikun e gjerë dhe të kontribuojnë në përmirësimin e dialogut ndërkulturorë në komunitetin lokal. Për të gjith të interesuarit, konkursi është i hapur prej 15. shkurt deri më 1. mars 2020 dhe përfshinë video përmbajtje të shkurtra në kohëzgjatje prej 60 deri në 120 sekonda. Video punimet munden të incizohen me telefon celularë, kamerë apo çfarëdo mjeti tjetër në rezolucionin minimal prej 1920×1080. Në rast se punimet përmbajnë fraza, dialogje, mbishkrime etj. në gjuhë të huaj, në segmentet e tilla dihet të futni përkthimin në gjuhë serbe. Secili punim i dërguar duhet të përmbajë deklaratën e nënshkruar në të cilën personi garanton që punimi është rezultat i punës së tij autoriale dhe deklaratën që organizatori është i lirë që të shpërndajë të njëjtin. Tri punimet më të mira, të përzgjedhura me votimin online të shikuesve dhe me votat e jurisë profesionale, do të shpërblehen me çmime të vlefshme: Vendi i parë: Laptop Vendi i dytë: Bluetooth altoparlant Vendi i tretë: Kufje (Ndëgjuse) Punimet mund të dërgohen deri me 1 mars 2020 në adresën: kom018.cye018@gmail.com me titullin “Video Konkurs”. Krahas punimit duhet dërguar edhe të dhënat personale të autorit të punimit: Emir,mbiemri,data lindjes,vendqëndrimi dhe nr. Tel. Konkursi hapet në kuadër të projektit “Kreativiteti në shërbim mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndëretnik”. Klubi për forcimit e të rinjëve (KOM 018) në bashkëpunim me Hate Fighters Network dhe partnerët lokal Organizata The Future dhe Shoqata e romëve Prokuple realizojn projektin “Kreativiteti në shërbim mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndëretnik”, në hapsirat e qytetit të Nishit, Prokuplës dhe Bujanocit në periudh prej 10 muaj (01.09.2019-30.06.2020). Pjesmarrja aktive e të rinjëve në inicijativat lokale dhe regjionale si dhe në aktivitetet e Shoqëris Civile gjithashtu në nivel lokal dhe regjional është me shumë rëndsi nëse dëshirojm të ndërtojm shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse, prosperuese, drejt procesit të integrimit në BE. Ky projekt kontribon në arritjen e këtij qëllimi me forcimin e bashkëpunimit regjional në jug të Serbis dhe komunikimit ndëretnik të të rinjëve dhe shoqëris civile nga Nishi,Prokupla dhe Bujanoci, gjegjësisht mes të rinjëve të komunitetit serb, romë dhe shqipëtar. Projekti përmban një sere aktivitetesh-trajnime, puntori lokale, kampanja të ndryshme, video konkurs dhe takim rinorë. Projekti përkrahet nga Fondacioni për shoqëri të hapur ,Serbi. DEKLERATË – IZJAVADownload Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Punëtorët e Apple arrestohen me urdhër të kompanisë! Apple ua ka tërhequr vërejtjen punonjësve të saj që të ndalojnë së bëri publike …