Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Kosovë, Richard Grenell, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe shefi i Qeverisë Albin Kurti nuk gjenden në një vijë sa i përket pozicionit të Kosovës karshi Serbisë. Derisa Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Kurse presidenti Thaçi mbetet i bindur se ai do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat me Serbinë e jo Kurti, siç parashihet me Kushtetutën e vendit, shkruan sot gazeta Zëri. Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, me të marrë detyrën si kryeministër i vendit ka paralajmëruar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, por zëvendësimin e kësaj mase me reciprocitet të plotë politik, tregtar dhe ekonomik ndaj Serbisë. Shefi i Qeverisë s’e ka përjashtuar as rolin e presidentit të vendit në dialogun me Serbinë, por ka thënë se vetë do ta marrë timonin e udhëheqjes së negociatave. Like 0
Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Kosovë, Richard Grenell, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe shefi i Qeverisë Albin Kurti nuk gjenden në një vijë sa i përket pozicionit të Kosovës karshi Serbisë. Derisa Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Kurse presidenti Thaçi mbetet i bindur se ai do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat me Serbinë e jo Kurti, siç parashihet me Kushtetutën e vendit, shkruan sot gazeta Zëri. Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, me të marrë detyrën si kryeministër i vendit ka paralajmëruar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, por zëvendësimin e kësaj mase me reciprocitet të plotë politik, tregtar dhe ekonomik ndaj Serbisë. Shefi i Qeverisë s’e ka përjashtuar as rolin e presidentit të vendit në dialogun me Serbinë, por ka thënë se vetë do ta marrë timonin e udhëheqjes së negociatave.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
EKIPI NEGOCIATOR ME TETË TRUPA MBËSHTETËS Është finalizuar tashmë arkitektura e strukturës së ekipit negociator, që parashihet ta përfaqësojë Kosovën …