Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mbrëmjen e së mërkures, në Bujanoc, u mbajtë “Konveta e Forumit të Gruas së PVD-së” Qindra gra e femra nga Bujanoci me rrethinë, morrën pjesë në prezentimin e programit zgjedhor të listës “Partia për Veprim Demokratik – Driton Rexhepi”, që ka për synim avansimin e gruas në jetën publike. Pasi që u bë prezantimi i 16 kandidateve, mysafiret, fillimisht i përshëndeti, Fitnete Gashi, kryetare e Forumit të Gruas së PVD-së, ku përveç që i uroi mirëseardhje, ajo bëri thirrje që sa më masovisht të përkrahet lista e PVD-së për zgjedhjet locale dhe ajo e ADSH – “Lugina e Bashkuar”. Lemane Mustafa, në cilësinë e nënkryetares së PVD-së në Bujanoc, dhe këshilltare pranë Kuvendit të KKSH-së, foli për rëndësinë e përfaqësimit të gruas në institucionet publike. Shermine Behluli, kandidate për Asamble komunale, si ekonomiste me profesion, elabori programin e PVD-së që do të përkrahë fuqishëm, gruan në biznes. Ndërsa, Medina Pajaziti, foli për rëndësinë e gruas në jetën shoqërore. Marigona Agushi, si një ndër kandidatet më reja në listën e PVD-së, para të pranishmeve, foli për rrolin e gruas në politikë, duke thirrur në përfshirjen e gruas në jetën politike. Bahrije Abazi, si një ish këshilltare dhe kandidate për Asamble komunale, foli për përvojën e saj në politikë, duke bërë thirrje që të ndalohen etiketimet ndaj njerëzve të PVD-së. Dr.Afërdita Mustafa, foli për emancipim e gruas në sfera të ndryshme, duke dhënë shembuj se në PVD-ë, gruaja është faktorë i parabartë me të tjerët. Enver Ramadani, kandidat për kryetar të Kuvendit komunal të Bujanocit, vlerësoi lartë kontributin e femrës në PVD, dhe bëri thirrje që lista e PVD-së, të përkrahet nga të gjitha gratë padallim. Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së, njëherit, kandidat për deputet popullor nga lista ADSH – “Lugina e Bashkuar”, foli për rëndësinë e gruas shqiptare në organizimet shoqëroro-politike. Ai, vlerësoi se femra shqiptare në jetën politike është e një rëndësie të veçantë. Nga ana tjetër, i nominuari për kryetar të Komunës së Bujanocit, driton Rexhepi, premtoi se gjatë mandatit 2020 – 2024, femra shqiptare do të ketë rrolin vendimtarë në bashkë-udhëheqjen komunale. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtyhet takimi Trump-Putin Kremlini ka njoftuar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të mos …