Kryetari Mustafa ka theksuar se sot patëm nderin që në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar të mirëpresim Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Gent Cakaj.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë dhe nismat e përbashkëta të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që kanë të bëjnë me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Veprimet konkrete të Republikës së Shqipërisë përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë jetike për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme