Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Partisë më të madhe opozitare në Serbi, Cedomir Jovanoviq ka folur rreth idesë së korigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Ai vlerësoi Kosovën si “rast i veçantë” dhe shtoi se ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan nuk është përgjithësisht e mirë. “Në përgjithësi, ndryshimi i kufijve nuk është i mirë. Kjo është një nga parimet e bazës së politikës së sigurisë”, tha Jovanoviq në Podgoricë. Ai ka shtuar se Kosova është një rast i veçantë, dhe se rajoni duhet të jetë aleati më i madh në këtë çështje pasi pasojat për rajonin sigurisht që ekzistojnë. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Sipas tij edhe rajoni duhet ta pranojë se pa një Serbi të qëndrueshme dhe paqësore nuk ka paqe. “Kur i tërë rajoni ta ketë kuptuar se nuk ka asnjë çështje kombëtare që mund të zgjidhet pa pëlqimin e shteteve të tjera dhe popujve, atëherë ne mund të flasim për Ballkanin evropian”, ka thënë Jovanoviq. Për deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për udhëheqjen Sllobodan Millosheviqit, ai tha se dëshiron të qëndroj larg këtyre deklaratave, duke shtuar se tani pjesa më e vështirë është që ta bindin popullin se po duan marrëveshje të paqes si një zgjidhje me Kosovën. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Forca të armatosura të ushtrisë së Serbisë Janë vendosur afër kufirit në Jarinje Forca të armatosura të ushtrisë së Serbisë së bashku me pjesëtarë të xhandarmerisë serbe …