Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, ka parashikuar se në një të ardhme të afërt Serbia do ta ketë në kufi “Shqipërinë e madhe”, transmeton Koha.net Sipas tij, pjesë e planit për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë është që të dy vendet të mos e bllokojnë njëra tjetrën në bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. Ai ka theksuar se nëse me nënshkrimin e Serbisë Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, nuk ka mekanizëm juridik –ndërkombëtar që do të mund të pengonte që dy anëtare të Kombeve të Bashkuara të bëhen një shtet. Konkretisht, Kosova e Shqipëria të shndërrohen në “Shqipëri të madhe”, përcjellë portali kossev. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Jeremiq shton se këto vende me anëtarësimin e vet në OKB , përkatësisht shteti i ri “Shqipëria e madhe”, mund të mos aplikojnë ndaras, por mund ta trashëgojnë njërën nga dy karriget në organizatën botërore, të Shqiërisë ose të Kosovës, nëse Serbia e jep pëlqimin. Kështu, është e sigurt se disa vite pas nënshkrimit të korrigjimit të kufijve, Serbia në kufi do ta ketë Shqipërinë e madhe, parasheh Jeremiq. Like 0
Pakistani me sulme hakmarrëse ndaj Iranit,të paktën shtatë persona të vdekur Avionët luftarakë të Pakistanit kanë kryer sulme ajrore mëngjesin e 18 janarit ndaj caqeve …