Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett ka thënë sot në Mitrovicë se Kosova është shtet i pavarur dhe i tillë do të mbetet. “Kosova është shtet, është e pavarur dhe kështu do të mbetet. Unë mendoj se është e nevojshme që të gjithë që jetojnë në Kosovë ta pranojnë këtë. Kosova është në një periudhë tranzicioni, megjithatë, bashkësia ndërkombëtare ka ndihmuar Kosovën për 20 vjet, por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Unë mendoj se nuk duhet ta harrojmë të kaluarën, por është e rëndësishme ta kuptojmë atë dhe ta përdorim atë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për dy popujt “, tha Filip Kosnet, ambasadori amerikan në Kosovë, gjatë një diskutimi të zhvilluar sot në Klubin Social të Mitrovicës. Diplomati amerikan tha gjithashtu se SHBA mbështet fuqimisht procesin aktual të dialogut të udhëhequr nga BE, i cili synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë. “Unë mendoj se do të jetë mirë për qytetarët e të dy vendeve, përfshirë komunitetet jo-shumicë në Kosovë. I Dërguari Special i Presidencës, Ambasadori Grenell, e bëri shumë të qartë se përmirësimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është një gjë e mirë për të gjithë qytetarët dhe kjo është arsyeja pse ne kemi biseduar me njerëzit dhe komunitetet për të dalë me ide që mund të jenë të dobishme për të gjithë. Një shembull i mirë janë edhe marrëveshjet për autostradën, hekurudhat dhe rrjetin ajror. Nuk janë gjëra të vogla. Ato e fillojnë procesin”, tha Kosnett. Ai shtoi se pret që taksa ndaj mallrave që importohen nga Serbia në Kosovë të hiqet. “Ne besojmë se hapi tjetër në këtë proces duhet të jetë që Kosova menjëherë do të heqë tarifat pa asnjë parakusht dhe jemi të sigurt se nëse kjo do të ndodh ndodh, Qeveria në Beograd do të bëjë hapa pozitivë në këtë dialog. Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që të hiqen tarifat”, tha Kosnett “Ambasadori Grenell asnjëherë nuk ka thënë që ne do të pezullojmë ndihmën për Kosovën ose institucionet e saj nëse tarifat nuk hiqen. Sidoqoftë, ne besojmë se heqja dorë nga tarifa do të krijojë mundësi për më shumë investime, sepse përndryshe është e vështirë të imagjinohen më shumë investime amerikane në Kosovë “, shton ai. Kosnett gjithashtu ka pohuar se ka bashkëpunim të ngushtë dhe të hapur midis ambasadës amerikane në Kosovë, Të Dërguarit Special të Presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell, Përfaqësuesit Specialt ë SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe mes ambasadorëve të QUINT-it. Duke folur për dialogun Kosnett tha se do të ishte e dobishme që edhe OJQ-të të përfshihen në dialog. “Unë mendoj se do të ishte shumë e dobishme që anëtarët e OJQ-ve të përfshihen drejtpërdrejt në negociata. Njerëzit në Kosovë dhe Serbi po përpiqen të inkurajojnë një komunikim më të fuqishëm jo vetëm midis dy qeverive, por edhe mes shoqërisë civile, dhe po punojnë për çështje të ngjashme, duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme më të mirë dhe të adresojnë çështjet e mbetura nga konflikti. Për shembull, statusi i personave të zhdukur, ”argumenton Kosnett. Ambasadori amerikan në Kosovë iu referua zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që u zhvilluan vitin e kaluar dhe punën e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. “Zgjedhjet u mbajtën më 6 tetor. Unë mendoj se është e qartë që shumica e kosovarëve votuan në favor të ndryshimeve. Kurti është Kryeministri i ri, ne punojmë shumë ngushtë me të. Qeveria e Kurtit është mjaft e re, ka një javë të tretë. Unë mendoj se kryeministri dëgjon mendime dhe sugjerime të ndryshme të të tjerëve dhe mendon se çfarë të bëjë më pas. Presidenti Thaçi, ai gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Kosovës dhe unë respektoj gatishmërinë e tij për të punuar me Presidentin Vuçiq dhe të tjerët në Serbi për të ecur përpara dhe për të inkurajuar Kryeministrin dhe të tjerët në Qeverinë e re që të bëjnë të njëjtën gjë. ” Kosnett gjithashtu foli në debatin në Mitrovicë për Kryeministrin e Qeverisë së sapoformuar në Prishtinë. “Unë besoj se kryeministri Kurti e merr seriozisht përgjegjësinë e tij për të qenë udhëheqësi i të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Tani po evoluon nga dikush që ishte një figurë opozite drejt dikujt që tani ka fuqinë ekzekutive për të udhëhequr vendin, “shton ambasadori. Kosnett gjithashtu ka folur edhe për problemet e qytetarëve me papunësinë dhe ikjen e të rinjëve. Ai është shprehur se është brengosëse fakti se të rinjtë po largohen nga Kosova, por ka përmendur se problemi i njëjtë ekziston edhe në Serbi, duke porositur që problemet midis dy vendeve të zgjidhen sa më shpejtë dhe të punohet për të ardhmen më të mirë të të dy vendeve. Ai thotë se Kosova është shumë e varur nga paratë e qytetarëve të saj që jetojnë dhe punojnë në diasporë, duke shtuar se ka shenja të dukshme të përparimit në shoqërinë kosovare. Ai është shprehur se ka ende shumë për t’u bërë në Kosovë, por ka theksuar faktin se marrëdhëniet me vendet fqinjë janë esenciale për zhvillimin e Kosovës, por edhe të të gjitha vendeve të Ballkanit. Kosnett thotë se tre gjëra janë të rëndësishme për SHBA-të kur bëhet fjalë për Kosovën – paqja, drejtësia dhe prosperiteti, dhe shton se të tre pikat janë të ndërlidhura. “Kur flasim për paqen, ne nënkuptojmë jo vetëm marrëdhënie më të mira në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe marrëdhënie më të mira midis komuniteteve në vend. Kur bëhet fjalë për drejtësinë, kjo jo vetëm që nënkupton luftimin e korrupsionit që është shumë e rëndësishme, por gjithashtu do të thotë të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Kur bëhet fjalë për prosperitetin, do të thotë një atmosferë më e mirë për investime të huaja, investime të sektorit privat, etj. ” Diplomati amerikan gjithashtu kujtoi se kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhe se ende ka mijëra persona të zhdukur që nuk dihet për fatin e tyre. Like 0
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett ka thënë sot në Mitrovicë se Kosova është shtet i pavarur dhe i tillë do të mbetet. “Kosova është shtet, është e pavarur dhe kështu do të mbetet. Unë mendoj se është e nevojshme që të gjithë që jetojnë në Kosovë ta pranojnë këtë. Kosova është në një periudhë tranzicioni, megjithatë, bashkësia ndërkombëtare ka ndihmuar Kosovën për 20 vjet, por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Unë mendoj se nuk duhet ta harrojmë të kaluarën, por është e rëndësishme ta kuptojmë atë dhe ta përdorim atë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për dy popujt “, tha Filip Kosnet, ambasadori amerikan në Kosovë, gjatë një diskutimi të zhvilluar sot në Klubin Social të Mitrovicës. Diplomati amerikan tha gjithashtu se SHBA mbështet fuqimisht procesin aktual të dialogut të udhëhequr nga BE, i cili synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë. “Unë mendoj se do të jetë mirë për qytetarët e të dy vendeve, përfshirë komunitetet jo-shumicë në Kosovë. I Dërguari Special i Presidencës, Ambasadori Grenell, e bëri shumë të qartë se përmirësimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është një gjë e mirë për të gjithë qytetarët dhe kjo është arsyeja pse ne kemi biseduar me njerëzit dhe komunitetet për të dalë me ide që mund të jenë të dobishme për të gjithë. Një shembull i mirë janë edhe marrëveshjet për autostradën, hekurudhat dhe rrjetin ajror. Nuk janë gjëra të vogla. Ato e fillojnë procesin”, tha Kosnett. Ai shtoi se pret që taksa ndaj mallrave që importohen nga Serbia në Kosovë të hiqet. “Ne besojmë se hapi tjetër në këtë proces duhet të jetë që Kosova menjëherë do të heqë tarifat pa asnjë parakusht dhe jemi të sigurt se nëse kjo do të ndodh ndodh, Qeveria në Beograd do të bëjë hapa pozitivë në këtë dialog. Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që të hiqen tarifat”, tha Kosnett “Ambasadori Grenell asnjëherë nuk ka thënë që ne do të pezullojmë ndihmën për Kosovën ose institucionet e saj nëse tarifat nuk hiqen. Sidoqoftë, ne besojmë se heqja dorë nga tarifa do të krijojë mundësi për më shumë investime, sepse përndryshe është e vështirë të imagjinohen më shumë investime amerikane në Kosovë “, shton ai. Kosnett gjithashtu ka pohuar se ka bashkëpunim të ngushtë dhe të hapur midis ambasadës amerikane në Kosovë, Të Dërguarit Special të Presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell, Përfaqësuesit Specialt ë SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe mes ambasadorëve të QUINT-it. Duke folur për dialogun Kosnett tha se do të ishte e dobishme që edhe OJQ-të të përfshihen në dialog. “Unë mendoj se do të ishte shumë e dobishme që anëtarët e OJQ-ve të përfshihen drejtpërdrejt në negociata. Njerëzit në Kosovë dhe Serbi po përpiqen të inkurajojnë një komunikim më të fuqishëm jo vetëm midis dy qeverive, por edhe mes shoqërisë civile, dhe po punojnë për çështje të ngjashme, duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme më të mirë dhe të adresojnë çështjet e mbetura nga konflikti. Për shembull, statusi i personave të zhdukur, ”argumenton Kosnett. Ambasadori amerikan në Kosovë iu referua zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që u zhvilluan vitin e kaluar dhe punën e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. “Zgjedhjet u mbajtën më 6 tetor. Unë mendoj se është e qartë që shumica e kosovarëve votuan në favor të ndryshimeve. Kurti është Kryeministri i ri, ne punojmë shumë ngushtë me të. Qeveria e Kurtit është mjaft e re, ka një javë të tretë. Unë mendoj se kryeministri dëgjon mendime dhe sugjerime të ndryshme të të tjerëve dhe mendon se çfarë të bëjë më pas. Presidenti Thaçi, ai gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Kosovës dhe unë respektoj gatishmërinë e tij për të punuar me Presidentin Vuçiq dhe të tjerët në Serbi për të ecur përpara dhe për të inkurajuar Kryeministrin dhe të tjerët në Qeverinë e re që të bëjnë të njëjtën gjë. ” Kosnett gjithashtu foli në debatin në Mitrovicë për Kryeministrin e Qeverisë së sapoformuar në Prishtinë. “Unë besoj se kryeministri Kurti e merr seriozisht përgjegjësinë e tij për të qenë udhëheqësi i të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Tani po evoluon nga dikush që ishte një figurë opozite drejt dikujt që tani ka fuqinë ekzekutive për të udhëhequr vendin, “shton ambasadori. Kosnett gjithashtu ka folur edhe për problemet e qytetarëve me papunësinë dhe ikjen e të rinjëve. Ai është shprehur se është brengosëse fakti se të rinjtë po largohen nga Kosova, por ka përmendur se problemi i njëjtë ekziston edhe në Serbi, duke porositur që problemet midis dy vendeve të zgjidhen sa më shpejtë dhe të punohet për të ardhmen më të mirë të të dy vendeve. Ai thotë se Kosova është shumë e varur nga paratë e qytetarëve të saj që jetojnë dhe punojnë në diasporë, duke shtuar se ka shenja të dukshme të përparimit në shoqërinë kosovare. Ai është shprehur se ka ende shumë për t’u bërë në Kosovë, por ka theksuar faktin se marrëdhëniet me vendet fqinjë janë esenciale për zhvillimin e Kosovës, por edhe të të gjitha vendeve të Ballkanit. Kosnett thotë se tre gjëra janë të rëndësishme për SHBA-të kur bëhet fjalë për Kosovën – paqja, drejtësia dhe prosperiteti, dhe shton se të tre pikat janë të ndërlidhura. “Kur flasim për paqen, ne nënkuptojmë jo vetëm marrëdhënie më të mira në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe marrëdhënie më të mira midis komuniteteve në vend. Kur bëhet fjalë për drejtësinë, kjo jo vetëm që nënkupton luftimin e korrupsionit që është shumë e rëndësishme, por gjithashtu do të thotë të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Kur bëhet fjalë për prosperitetin, do të thotë një atmosferë më e mirë për investime të huaja, investime të sektorit privat, etj. ” Diplomati amerikan gjithashtu kujtoi se kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhe se ende ka mijëra persona të zhdukur që nuk dihet për fatin e tyre.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
LDK-ja tregon se çfarë ka biseduar në takimin me ambasadorin amerikan Kosnett Dy ditë pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, zyrat e kësaj …