Komiteti i Parlementit Europian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka miratuar raportin e Tanja Fajon për të proceduar tutje në procesin e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

Tridhjetë vota kanë qenë për, dhjetë kanë qenë kundër, ndërsa dy abstenime, në votën që i heq edhe një pengesë tjetër vendit në rrugëtimin drejt të drejtës për udhëtim pa viza në shtetet e Bashkimit Europian.

Para se të votohej, raportuesja Fajon e ka shfrytëzuar të drejtën për të folur, duke kërkuar votë pozitive, meqë sipas saj, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara – të cilat mund të thuhet se në këtë rast kanë qenë më të larta se në cilindo rast tjetër.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.
“Dua t’i falënderoj të gjithë që kanë kontribuar. Ishte një rrugë e vështirë për Kosovën. Kosova ka kohë që ka punuar në këtë proces dhe ka arritur rezultate të qarta, përballë kritereve të vendosura për të, ndoshta më të larta se në të gjitha rastet tjera. Ndaj do t’iu inkurajoja që të votoni pozitivisht”
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme