Për Kosovën do të bisedojnë ministrja e jashtme e Austrisë Karin Kneissl me homologun e saj amerikan Mike Pompeo

Ministrja e jashtme e Austrisë Karin Kneissl, e cila po qëndron në Nju Jork me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, planifikon të bisedojë me homologun e saj amerikan Mike Pompeo mbi marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë.

Ajo pas arritjes në Nju Jork ka deklaruar për gazetarë, se po planifikon të bisedojë me Pompeon për Evropën Juglindore, në mënyrë të shkëmbejnë vlerësimet e gjendjes.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

SHBA, sipas fjalëve të saja, janë shumë të interesuara për vlerësimin dhe eksperiencën e Austrisë, sidomos sa i përket zhvillimeve më të reja të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kneissl do ta mbajë fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të KB të shtunën, me fokus në nevojën e politikës së jashtme të bazuar në rregulla dhe të drejtën ndërkombëtare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme