Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Legjislatura e VI e Kuvendit të Kosovës pritet të shpërndahet nesër, sipas vendimit të marrë nga Kryesia e Kuvendit me datën 5 gusht. Seanca është paraparë që të fillojë në ora 10:00. Deputetët pritet të votojnë shpërndarjen e Kuvendit, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, shkak për të cilën u bë ftesa e Gjykatës Speciale për intervistim si dhe pas refuzimit të ftesës së presidentit Hashim Thaçi që koalicioni PAN të propozojë një mandatar të ri. Pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nesër do të votojnë deputetët e PDK-së, këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi. “Kryetari Veseli e ka iniciuar mbledhje që ka rezultuar me seancën e nesërme, andaj vota e PDK-së, nesër është e padiskutueshme në favor të shpërndarjes së Kuvendit”, ka thënë Krasniqi. Ndërkohë, në administratën e Kuvendit janë dorëzuar 93 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit, për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për datën 22 gusht 2019. ryshe, po thuajse të gjitha partitë politike janë shprehur të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë java e fundit e shtatorit ose java e parë e tetorit pritet të caktohet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Qytetarët presin deri në 90 minuta për të dalë nga Kosova përmes pikave kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë Qendra Kombëtare e Menaxhimit kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në …