Analisti politik, Haki Abazi ka vendosur që t’i futet politikës në mënyrë aktive – ai pritet të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, duke bërë të ditur se aderimi i Abazit në Vetëvendosje do të zyrtarizohet shumë shpejt.

Theksojmë se para disa ditësh, Abazi kishte thënë se një koalicion i mundshëm LDK-VV do të ishte trishtim për krimin e tërmet për korrupsionin.

Ndryshe, Vetëvendosjes ditëve të fundit i është bashkuar edhe ish-deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi, si dhe personalitete të ndryshme

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme