Botë Krejt çfarë dihet rreth sulmit me armë në Hamburg të Gjermanisë Nga Wikiliks U postua 10/03/2023 3 Min e Lexuar 0 0 25 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr 09 March 2023, Hamburg: Police officers and helpers are on duty in Hamburg. Several people were killed and some injured in shots fired in a Hamburg church on Thursday evening. Photo: Jonas Walzberg/dpa (Photo by Jonas Walzberg / DPA / dpa Picture-Alliance via AFP) Një numër njerëzish janë vrarë nga të shtënat në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut. Policia thotë se një person i armatosur besohet të jetë i vdekur, megjithatë mbetet e paqartë nëse sulmuesi është në mesin e gjashtë apo shtatë viktimave të raportuara nga mediat gjermane. Ende nuk dihet se cili ishte motivi i këtij sulmi, thotë policia. Pos shtatë viktimave të evidentuar, nga sulmi mbetën të plagosur edhe 25 persona të tjerë. Qendra e Dëshmitarëve të Jehovait ku ndodhi sulmi është në rrugën “Deelböge” në lagjen Gross Borstel të qytetit. Forcat gjermane të rendit bashkë me ambulancat janë aktualisht në vendin e ngjarjes. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale u panë disa të plagosur që po barteshin nga objekti ku ndodhi krimi. Policia gjermane ka kërkuar që të mos përhapet paniku dhe banorëve të lagjes në Hamburg iu bëri thirrje të qëndrojnë brenda. Zëdhënësi i policisë Holger Vehren tha se hetuesit kishin “indikacione se një i dyshuar mund të ketë qenë në ndërtesë dhe mund të jetë edhe në mesin e të vdekurve”, raporton agjencia e lajmeve Associated Press. Vehren tha se policia kishte dëgjuar “të shtëna që vinin nga katet e sipërme të ndërtesës”. Nuk kishte të dhëna për ndonjë të dyshuar në arrati, shtoi zëdhënësi. Ai tha gjithashtu se nuk kishte informacion për shkallën e lëndimeve të të plagosurve të cilët ishin dërguar në spital. Dëshmitarët e Jehovait janë një sekt i krishterimit, me shumë pikëpamje tradicionale të krishtera dhe të tjera që janë unike për Dëshmitarët. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Tahiri i përgjigjet Vulinit: S’ka ndarja të Kosovës, Serbia duhet ta pranojë realitetin Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore Besnik Tahiri i është kundërpërgjigjur ministrit serb të Mbrojtjes …