Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr MEKANIZMA PËR MBËSHTETJE KONKRETE TË LUGINËS SË PRESHEVËS Në një iniciativë të përbashkët, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar me kryetarin e komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi dhe deputetin popullor, z. Fatmir Hasani, si përfaqësues institucional të Luginës së Preshevës, sot iu drejtuam zyrtarisht me shkresë shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar kërkesat e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, kemi kërkuar formimin e mekanizmave për mbështetje – me projekte konkrete – jetike për ruajtjen e substancës kombëtare në Luginën e Preshevës Duke qenë se Qeveria e Republikës së Serbisë nuk tregon realisht gatishmëri dhe vullnet politik për t`i zgjidhur sfidat me të cilat po përballen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që në vazhdimësi po refuzon të jetësoi tri marrëveshjet që i ka firmosur me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës më vitet 2001 (Marrëveshjes së Konçulit), 2009 (Marrëveshja për ristrukturimin e Trupit Koordinues) dhe 2013 (Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve “Plani 7 pikësh”) me garanca ndërkombëtare, prezenca e Republikës së Kosovës është qenësore për Luginën e Preshevës theksuam në kërkesë. Vlerësojmë se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kenë angazhim më substancial dhe të drejtpërdrejtë si dhe shqyrtimin mundësisë për të realizuar kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. e Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gazeta amerikane “Politiko” zbulon çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura në Berlin Në një moment, Makron e qoi Haradinajn anash dhe me të ka fol vetëm. …