Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ngritur padi ndaj Ministrit të Mbrojtes së Serbisë, Aleksandar Vulin për përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij këshilli, Ragmi Mustafa përmes një postimi në Facebook i cili tha se Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk e pranon reduktimin dhe relativizimin e kësaj praktike si shprehje dhe veprim.

“Përdorimi i termit pezhorativ dhe ofendues “Šiptar” nga Ministri Vulin është institucionalizim i gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe nxitje e shqiptarofobisë në Serbi.Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk e pranon reduktimin dhe relativizimin e kësaj praktike si shprehje dhe veprim individual. Gjuha e tillë e një ministri nuk është vetëm produkt i sistemit aktual në Serbi, por edhe nxitje institucionale e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve”, thotë ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme