Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se krijimi i Shqipërisë së madhe dhe mungesa e plotë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare janë problemet kryesore të sigurisë në Ballkan. Ai ka shtuar se krijimi i Shqipërisë së madhe doemos shpie në konflikt. “Ato (probleme) janë kërcënim jo vetëm për Ballkanin, por për gjithë Evropën e janë edhe kërcënim thelbësor për ekzistencën e popullit tonë”, citon b92 të ketë thënë Vulin, transmeton Koha.net. Ai ka shtuar se nuk mund të zgjidhet çështja kombëtare shqiptare e njëkohësisht t’iu thuhet serbëve se nuk kanë të drejtë ta zgjidhin çështjen e vet kombëtare. “Nëse bota do ta përsërisë gabimin e yshtjes së Shqipërisë së madhe me trupin kombëtar serb, do të pritet që ajo Shqipëri e madhe ta ndezë tërë Ballkanin. E keqja nuk ka kufij dhe nuk mund të ndalet”, ka thënë Vulin. Sipas tij, bota nga Serbia po kërkon që ajo të heqë dorë nga interesat e veta pa kufizim – që për shkak të stabilitetit në Mal të Zi, Maqedoni veriore dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ta braktisë ëndrrën e vet për zgjidhjen e çështjes kombëtare. “Kërkohet që Serbia të krijojë shtete për të tjerët dhe të garantojë paqe dhe siguri për ato shtete duke hequr dorë nga stabiliteti dhe siguria e vet. Serbia duhet ta promovojë veten dhe interesat e veta dhe të thotë se interesat tona janë kudo që jetojnë serbët, t’i mbrojmë dhe t’i ruajmë ata nga Serbia, të krijojmë shtetin e fuqishëm e të rregulluar mirë. Pa Serbi të fortë nuk ka as zgjidhje të çështjes kombëtare”, ka thënë ndër të tjera Vulin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haradinaj komenton vizitën e Presidentit Macron në Beograd Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me vizitën së presidentit Macron në Beograd, ka thënë …