Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq, do ta vizitojë nesër Serbinë dhe pritet ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq për të diskutuar çështjet e hapura mes dy vendeve raporton Radio Televizioni i Malit të Zi, transmeton Gazeta Express. Abazoviq do ta udhëheqë delegacionin prej 11 zyrtarëve përfshirë, ministrin e Agrokulturës, ministrin e Financave dhe ministren e Planifikimit Urban. Sipas qeverisë malazeze, Abazoviq do të bisedojë me zyrtarët serbë për temat aktuale dhe çështjet tjera të bashkëpunimit në mënyrë që të përmirësojë dialogun politik dhe të forcojë marrëdhëniet bilaterale. Disa nga çështjet që kanë qenë pengesë mes Podgoricës dhe Beogradit janë ekstradimi i ish-presidentit të unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviq, mungesa e ambasadorëve në dy shtetet dhe ndalimit të deputetëve të Malit të Zi në kufi që votuan pro rezolutës për Srebrenicën. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nga e premtja nuk do të ju nevojitet të bëni testin e koronovarisit për të hyrë në Serbi Shtabi i Krizave do t’i propozojë Qeverisë së Serbisë që detyrimi që qytetarët serbë, …