Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq, do ta vizitojë nesër Serbinë dhe pritet ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq për të diskutuar çështjet e hapura mes dy vendeve raporton Radio Televizioni i Malit të Zi, transmeton Gazeta Express. Abazoviq do ta udhëheqë delegacionin prej 11 zyrtarëve përfshirë, ministrin e Agrokulturës, ministrin e Financave dhe ministren e Planifikimit Urban. Sipas qeverisë malazeze, Abazoviq do të bisedojë me zyrtarët serbë për temat aktuale dhe çështjet tjera të bashkëpunimit në mënyrë që të përmirësojë dialogun politik dhe të forcojë marrëdhëniet bilaterale. Disa nga çështjet që kanë qenë pengesë mes Podgoricës dhe Beogradit janë ekstradimi i ish-presidentit të unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviq, mungesa e ambasadorëve në dy shtetet dhe ndalimit të deputetëve të Malit të Zi në kufi që votuan pro rezolutës për Srebrenicën. Like 0
Albulena Haxhiu: Qeveri ka humbur legjitimitetin dhe si e tillë duhet të dorëhiqet sa më parë! Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha sot se është i papranueshëm …