Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, thotë se mbështet mbylljen dhe pezullimin e kazinove dhe lojërave të fatit në vend. Haradinaj ka përshëndetur propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit lidhur me këtë çështje, ndërsa ka bërë të ditur se ka kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit. “Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PVD: “Koordinime të rregullta në mes PD dhe SNS-it për shpalljen e pushtetit lokal të Bujanocit si “Mafia shqiptare” që duhet ndaluar” Koordinime të një-pas-njëshme në mes PD dhe SNS-it për shpalljen e pushtetit lokal të …