Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, nënkryetarja Ardita Sinani dhe kryetari i KNSH, Ragmi Mustafa të shoqëruar edhe nga përfaqësues të subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës, u pritën nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

Ky takim u organizua pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Përmes kësaj zyre, bazuar në legjislacionin në fuqi, Qeveria e Kosovës do të angazhohet të ndërmarrë masat e nevojshme që të lehtësojë dhe përmirësojë jetën e qytetarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë dhe kërkesa e nevoja tjera eventuale që mund të dalin në të ardhmen.

E vlerësuam lartë vendimin për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës. Tani na mbetet që të intensifikojmë bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve institucional e politik të Shqiptarëve të Luginës drejt arritjes së zgjidhjeve të problemeve ekonomike, sociale, kukturore, arsimore e mbi të gjitha politike.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme