Në një bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, përcjella urimet më të përzemërta për shqiptarët e atjeshëm në përmbylljen e procedurave ligjore për të përdorë lirshëm flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.

Pasi që kishin miratuar projektligji në Malin e Zi për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, që u garanton pakicave kombëtare të drejtën dhe lirinë e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe shënimin e festave kombëtare, pa praktika diskriminuese, ky edhe është vendimi më i rëndësishëm në ruajtjen mbrojtjen e identitetit kombëtar e kulturorë.

Ftoj qeverinë serbe që të ndjekë shembullin e fundit, shembullin e Malit të Zi. Sepse nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare.

Ndalimi i tyre flet për karakterin demokratik të vetë shtetit, një shteti ku nuk ka të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, në shpërputhje edhe me konventat për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, të nënshkruara nga vetë ai.

Ndryshe nga shtetet e tjera në rajon, Serbia shtetërore mbetet e kufizuar brenda mendësisë nacionaliste e fashiste. E jo pak shqiptarë të Luginës nuk mund të jetojnë në vendlindje për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar. Shumë të tjerë përballen me procese gjyqësore, ashtu siç është duke u përballur edhe kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar. E gjithë kjo politikë në emër të shtetit ligjor është në fakt politikë e dëbimit dhe mosnjohjes së tjetrit.

Serbia të ndryshojë ligjin, të mos mbetet I vetmi shtet që nuk respekton të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simboleve kombëtare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme