Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka shfaqur edhe një herë këmbëngulësinë e tij sa i përket vendimit për vendosjen e masës prej 100 për qind ndaj produkteve që origjinë kanë shtetin serb dhe Bosnjë e Hercegovinën. Me rastin e realizimit të një vizite pune në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, Haradinaj u shpreh se taksa do të hiqet në atë moment që Serbia e njeh Kosovën. Qeveria e Kosovës po qëndron e palëkundur karshi vendimit për vendosjen e masës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës. Në një konferencë për medie kryeministri i Kosovës edhe një herë shfaqi insistimin për mbijetesën e taksës prej 100 për qind. Ai u shpreh se taksa do të hiqet në momentin kur Serbia e njeh shtetësinë e Kosovës. “Taksa është vendim i Qeverisë. Vendimi është legjitim. I kemi deklaruar edhe arsyet pse. Se është mohuar tregtia e lirë dhe është penguar Kosova në planin e jashtëm. Nëse na njeh Serbia sot e heqim taksën. Për presidentin më keni zënë ngushtë se nuk i kam përcjellë këto intervista. Nuk kam koment. Qeveria i kryen punët e veta. Ne e duam shumë presidentin, por ne jemi Qeveria”, është shprehur kryeministri Haradinaj publikisht Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dua Lipa hap ‘eventin’ ‘MTV Europe music awards’ Dua Lipa ka përcjellë enërgji të jashtëzakonshme në hapjen e spektaklit muzikor. Dua Lipa …